
Përfundojnë ndeshjet e mbrëmjes në Champions League. Në “Santiago Bernabeu”, Reali i Madridit është mposhtur nga Mançester Siti me shifrat 1-2. Në minutën e tretë pati një kontakt në kufijtë e zonës së rreptësisë mes Mateus Nunjes dhe Vinicius Zhunior. Braziliani u pengua, arbitri drejtoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë dhe Vinicius nisi festën.
Ndërhyri VAR, pati faull ndaj Vinicius Zhunior, por është jashtë zonës së rreptësisë. Goditje dënimi për madrilenët, gjuajti Federiko Valverde, por topi u përplas në murin e Sitit dhe përfundoi në goditje këndi. Në mintuën e 28, madrilenët kaluan në avantazh me Rodrigon, braziliani shënoi pas asistit të marrë nga Xhud Belingam me një dalje të bukur në krahun e djathtë të sulmit.
Siti barazoi shifrat në minutën e 35, pas një goditje këndi, Josko Gvardiol goditi me kokë, Tibo Kurtua nuk e kontrolloi mirë topin dhe Niko O’Rilli që u gjend në kohën dhe vendin e duhur, e shtyu atë në rrjetë. Në minutën e 43, Mançester Siti gjet golin e dytë, Erling Haland shënoi nga penalltia, e fituar nga vetë norvegjezi pas një kontakti në zonë me Antonio Rudiger.
Me këtë humbje, stoli i Çabi Alonsos lëkundet ndjeshëm.
Në Belgjikë, Arsenali shkatërroi Klub Bryzh me rezultatin e pastër 0-3. Noni Madueke zhbllokoi ndeshjen në minutën e 25, pasi mori një top pak më tutje se mesi i fushës, dribloi dy nga kundërshtarët dhe me një goditje nga distanca, “shkundi” rrjetën.
Sapo nisi pjesa e dytë, në minutën e 47, Noni Madueke dyfishoi shifrat për “Topçinjtë”, ndërsa në minutën e 56, Gabriel Martineli gjeti edhe golin e qetësisë për ekipin e Mikel Artetës.
Në ndeshjet e tjera, në “Bay Arena”, Njukasëlli bëri për “aspirina” Leverkusenin deri në minutën e 88. Gjermanët nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 në fushën e tyre.
Në “Signal Iduna Park”, Dortmundi u surprizua nga Bodo Glimt, teksa sfida u mbyll 2-2. Julian Brandt shënoi për verdhezinjtë në minutat 18 dhe 42, Aleesami barazoi për norvegjezët në minutën e 42. Jens Peter Haug ktheu baraspeshën për norvegjezët, duke i dhënë një pike të artë ekipit të tij.
Benfika mposhti pastër 2-0 Napolin me golat Riçard Rios në minutën e 20 dhe Leandro barreiro në minutën e 49.
Në Torino, Juventusi ia doli të marrë 3 pikë të arta për të mbajtur gjallë kualifikimin. Golat për bardhezinjtë u realizuan Mek Keni në minutën e 67 dhe Xhonatan Devid në minutën e 73. Zhegrova e nisi si titullar këtë takim, por luajti vetëm 45 minutat e para dhe në fillim të pjesës së dytë u zëvendësua direkt nga Luçiano Spaleti.
Mungoi goli vetëm në ndeshjen Atletik Bilbao-PSG.
Lini një Përgjigje