TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Dhjetor 2025, 15:24

Humbja ndaj Sitit vuri në pikëpyetje të ardhmen e Çabi Alonsos, drejtuesit e Realit zhvilluan mbledhje urgjente

Shkruar nga Pamfleti

Humbja ndaj Sitit vuri në pikëpyetje të ardhmen e Çabi

Reali i Madridit mund ta ketë marrë tashmë vendimin për të ardhmen e Çabi Alonsos pas humbjes 2-1 në ndeshjen ndaj Mançester Sitit.

Mbrëmjen e së mërkurës, Reali i Madrid priti “qytetarët” në “Santiago Bernabéu” për një ndeshje tejet të rëndësishme në Ligën e Kampionëve. Para ndeshjes, presioni mbi trajnerin Çabi Alonso kishte arritur pikën kritike, mes raportimeve se tekniku spanjoll e ka humbur mbështetjen e dhomës së zhveshjes.

Fatkeqësisht për Alonson, sfida nuk shkoi sipas planeve. Edhe pse madrilenët kaluan fillimisht në epërsi, ata u mundën 2-1 falë golave të Niko O’Rilli dhe sulmuesit të Sitit, Erling Haland.

Dhe në vijim të këtij rezultati, duket se Reali i Madridit ka marrë tashmë një vendim sa i përket së ardhmes së Alonsos në klub. Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Çabi Alonso do të vazhdojë, pavarësisht krizës, në krye të Realit të Madridit, por situata nuk do të tolerohet shumë gjatë.

Me vetëm gjashtë pikë të grumbulluara nga 15 të mundshme në pesë ndeshjet e fundit të La Ligës, drejtuesit e klubit thuhet se kanë zhvilluar një takim urgjent për të analizuar situatën e trajnerit, por me sa duket vendimi përfundimtar ka qenë që të vazhdojë bashkëpunimi. Thuhet se drejtuesit e klubit do të presin Superkupën e Spanjës në janar si testin final të Çabi Alonsos për të shpëtuar pozicionin e tij.

real madrid çabi alonso

Lini një Përgjigje