TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Dhjetor 2025, 16:55

Portieri shqiptar pritet të largohet nga ekipi modest dhe të bëjë hapin e madh, gati të transferohet tek Arsenali

Shkruar nga Pamfleti

Portieri shqiptar pritet të largohet nga ekipi modest dhe të

Diant Ramaj mund të transferohet në Premier Ligë. Sipas “Transfermarkt”, është klubi i Arsenalit që kërkon shërbimet e portierit 24-vjeçar me origjinë shqiptare.

Momentalisht, Ramaj është i huazuar nga Borusia e Dortmundit te “kuqeblutë” e Heidenheimit. Megjithatë, ky interesim serioz i “Topçinjve” do ta detyronte shqiptarin të largohet nga Gjermania.

Kujtojmë se huazimi i shqiptarit te Heidenheimi është i vlefshëm deri më 30 qershor 2026, ndërsa kontrata e tij me Dortmundin deri në vitin 2029. Ndërkohë vlera e tij është 7 milionë euro.

Portieri shqiptar pritet të largohet nga ekipi modest dhe të

diant ramaj portieri shqiptar arsenal

Lini një Përgjigje