TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Dhjetor 2025, 18:22

Tifozët e Bilbaos godasin me gurë dhe shkatërrojnë plotësisht autobusin e PSG-së, arrestohen 2 persona

Shkruar nga Pamfleti

Tifozët e Bilbaos godasin me gurë dhe shkatërrojnë

Tension pas ndeshjes së Champions League mes Atletik Bilbaos dhe PSG-së, e cila u mbyll në barazim pa gola ka qenë shumë i lartë.

Gjatë natës, autobusi i skuadrës franceze, i parkuar përpara hotelit ku qendronin lojtarët dhe stafi teknik, u bë objekt i një sulmi me gurë nga një grup tifozësh vendas. Nga goditjet u shkaktuan dëmtime të dukshme në xhamat dhe pjesë të tjera të autobusit, duke e bërë të pamundur përdorimin e tij. Si pasojë, PSG u detyrua të gjente me urgjencë një mjet tjetër transporti për t’u larguar nga veriu i Spanjës në kushte sigurie të plotë.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për identifikimin e përgjegjësve, ndërsa klubi francez pritet të paraqesë një ankesë zyrtare pranë UEFA-s për incidentin, i cili ka shtuar tensionet pas ndeshjes së zhvilluar në “San Mamés”.

Ndërkaq pasditen e së enjtes, mediat lokale spanjolle njoftojnë për dy persona të arrestuar për këtë veprim barbar.

atletik bilbao psg tifozët baskë

Lini një Përgjigje