TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shkurt 2025, 12:19

Hidhet shorti i Champions League, Real Madrid, Barcelona dhe Bayern mësojnë kundërshtarët

Shkruar nga Pamfleti
Hidhet shorti i Champions League, Real Madrid, Barcelona dhe Bayern
Hidhet shorti i Champions League

Pas përfundimit të fazës së Play Off, këtë të premte në Zvicër është hedhur shorti i Champions League(Faza 1/8).

Liverpool-i i vendit të parë do të ndeshet në një supersfidë me PSG-në, ndërsa Barcelona do të takohet sërish me Benficën.

Kampionët në fuqi të Real Madrid do të përballen në një derbi me Atleticon e Madridit, ndërsa një derbi gjerman rezervohet mes Bayern Munchen dhe Bayer Leverkusen.

Zikaltrit e Interit do të luajnë me holandezët e Feyenoord, ndërsa Arsenal pret PSV.

Francezët e Lille do të presin Borussia Dormtund, ndërsa Aston Villa do të luajë kundër Club Brugge.

Lista e plotë:

Club Brugge vs Aston Villa

Borussia Dortmund vs Lille

Real Madrid vs Atletico Madrid

Bayern Munich vs Bayer Leverkusen

PSV Eindhoven vs Arsenal

Feyenoord vs Inter Milan

Paris Saint-Germain vs Liverpool

Benfica vs Barcelona

Lini një Përgjigje