TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Shkurt 2025, 22:37

Pendohen tifozët e Interit, forma e dobët e Çalhanoglu shpëton Kristjan Asllanin

Shkruar nga Pamfleti

Pendohen tifozët e Interit, forma e dobët e Çalhanoglu

Shumë kritka ka pasur për Kristjan Asllanin nga tifozët e Interit.

Mesfushori shqiptar ka pasur disa luhatje në performancat e tij dhe zikaltërit nuk kanë pasur aspak mëshirë për lojtarin e Kombëtares sonë.

Megjithatë forma e dobët e Çalhanoglu, po e ndihmon jo pak Asllanin për t’i bërë tifozët që të kuptojnë se e kanë ekzagjeruar me mënyrën sesi po e kritikojnë.

Tani janë të shumtë tifozët e Interit që në faqen e klubit dhe në Twitter shprehen se e kanë kryqëzuar Asllanin për shumë më pak gabime sesa po bën Çalhanoglu aktualisht.

Mesfushori turk ka përgjegjësinë kryesore në golat që Interi ka pësuar nga Juventusi dhe Milani në kampionat.

kristjan asllani mesfushori shqiptar tifozët e interit

Lini një Përgjigje