TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Mars 2026, 08:01

Fitorja me Turqinë vlen 1 milion euro, ekipet që do të ketë në grup Kosova nëse kualifikohet në Botërorin 2026

Shkruar nga Pamfleti
Fitorja me Turqinë vlen 1 milion euro, ekipet që do të ketë
Fitorja me Turqinë vlen 1 milion euro

Kombëtarja e Kosovës momentalisht është vetëm një ndeshje larg kualifikimit në Kampionatin Botëror 2026, i cili mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë këtë verë.

Dardanët kanë vetëm një pengesë, dhe ajo është Turqia, me ndeshjen që do të luhet më 31 mars në “Fadil Vokrri”, në kuadër të finales së “play-offit” të Botërorit.

Në rast triumfi, atëherë Kosova do të kualifikohej për herë të parë në një turne madhor, dhe vetëm pas tentimit të tretë për t’u kualifikuar në një Botëror, pasi më parë kishte dështuar për Kupën e Botës 2018 dhe 2022.

Kosova arriti në finale të “play-offit”, pasi në gjysmëfinale e mposhti të enjten e 26 marsit Sllovakinë, në Bratisllavë, me shifrat prej 4-3.

Nëse Kosova arrin kualifikimin në Botëror, atëherë do të jetë pjesë e grupit D, aty ku është edhe njëri nga bashkëorganizatorët e këtij turneu, pas shortit të hedhur më 5 dhjetor të vitit 2025.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Paraguaji dhe Australia janë pjesë e këtij grupi, ku do të shtohet edhe fituesi i “play-offit” C të UEFA-s, në të cilin është Kosova dhe Turqia.

Ndërkohë, Turqia po kërkon që të rikthehet në Botëror pas 24 vitesh, pasi për herë të fundit ishte pjesë në vitin 2002, kur përfunduan në vendin e tretë.

Fitorja me Turqinë vlen 1 milion euro

Fitorja spektakolare e Kosovës ndaj Sllovakisë nuk ka kaluar pa u shpërblyer. Qeveria e Kosovës ka vendosur të akordojë një shpërblim financiar prej 500 mijë eurosh për “Dardanët”, si vlerësim për suksesin e arritur në “play off”.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, bëri të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale se vendimi do të procedohet shumë shpejt për miratim. “Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500 mijë euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhjen e Qeverisë”, shkroi Murati.

Ky vendim vjen pas një premtimi të bërë më herët nga kryeministri Albin Kurti, i cili kishte deklaruar që në nëntor se skuadra do të shpërblehej në rast fitoreje ndaj Sllovakisë. Ndërkohë, fokusin tashmë e ka finalja e madhe.

Të martën, Kosova do të përballet me Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje vendimtare që mund të shkruajë historinë me kualifikimin në Kupën e Botës. Edhe për këtë ndeshje ka shpërblim, pasi kryeministri Kurti ka premtuar një milion euro për fitoren ndaj Turqisë, që do të ishte kualifikim historik në Kupën e Botës.

fitorja me turqinë vlen 1 milion euro kosova

Lini një Përgjigje