TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Korrik 2024, 17:02

FIFPro dhe Ligat Europiane hedhin në gjyq FIFA-n dhe Botërorin e Klubeve, futbolli botëror përsëri në kaos

Shkruar nga Pamfleti

FIFPro dhe Ligat Europiane hedhin në gjyq FIFA-n dhe Botërorin e

Një tjetër kaos mbërthen futbollin botëror, Këtë radhë janë futbollistët të cilët nuk durojnë dot më dhe kanë hedhur në gjyq FIFA-n dhe presidentin Infantino, për shkak të kalendarit të ri ndërkombëtar dhe Botërorit të Klubeve që po u imponohet.

FIFPro Europe dhe Ligat Europiane, një bashkim i ligave kryesore në kontinent, i janë drejtuar Bashkimit Europian për të tentuar që të ndalojnë zhvillimin e Botërorit të Klubeve të ideuar nga presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino. Në bazën e kërkesës së tyre është ndalimi i një aktiviteti të tillë dhe rishikimi i të gjitha kompeticioneve ndërkombëtare që kanë shtuar numrin e ndeshjeve, si edhe vetë Liga e Kampioneve, duke bërë thuajse inekzistent pushimin për lojtarët.

Kalendari i ndeshjeve ndërkombëtare është përtej ngopjes dhe është bërë i papërballueshëm për ligat kombëtare, përtej rrezikut për shëndetin e lojtarëve”, shkruhet në kërkesën që do të dorëzohet në gjykatën e Bashkimit Europian. Aty bëhet e ditur se në asnjë moment FIFA nuk ka marrë për bazë si palë në bisedime lojtarët dhe ligat, duke vendosur vetë për ta.

Studimi tregon se Reali i Madridit këtë vit, për shkak të kalendarit të ri ndërkombëtar, po përballet me një numër absurd ndeshjesh, pasi që nga 14 gushti kur nis aktiviteti me Superkupën e Europës, deri më 13 korrik kur është finalja e Botërorit të Klubeve, do të jetë i detyruar të luajë plot 72 ndeshje, 10 më shumë se sa një vit më parë, nëse dëshiron t’u shkojë deri në fund turneve.

fifpro botërori i klubeve fifa

Lini një Përgjigje