TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Korrik 2024, 16:39

Egnatia kërkon rezultat pozitiv për të qenë afër kualifikimit, UEFA cakton gjyqtarët për sfidën me Vikingur Rejkjavik

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia kërkon rezultat pozitiv për të qenë afër

Vikingur Rejkjavik – Egnatia është në nga sfidat më të rëndësishme në raundin e dytë të Ligës së Konferencës. Rrogozhinasit do të nisin kështu aventurën e tyre në këtë turne, ndërsa do të luajnë në transfertë.

Kjo përballje do të zhvillohet ditën e enjte në orën 20:45 në stadiumin “Víkingsvöllur”. Kampionët e Superiores do të tentojnë që të marrin një rezultat pozitiv në Islandë, për të qenë më afër kalimit në fazën tjetër.

Pikërisht për këtë duel janë mësuar edhe arbitrat. UEFA ka vendosur t’i besojë këtë përballje një gjyqtari nga Ishujt e Faroe, i cili nuk ka shumë eksperiencë në garat europiane. Kështu kryesor do të jetë Johan Hendrik Ellefsen, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Dan Petur Pauli Hojgaard dhe Jorleif Djurhuus. Gjyqtar i 4-të ëshë Dagfinn Olsen.

egnatia vikingur rejkjavik liga e konferencës

Lini një Përgjigje