TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Korrik 2024, 15:54

Vllaznia piketon lojtarin e kombëtares, kapiteni Bekim Balaj bëhet “shkues“ për të bindur mikun e vjetër

Shkruar nga Pamfleti

Vllaznia piketon lojtarin e kombëtares, kapiteni Bekim Balaj bëhet

Vllaznia pas dështimit në Ligën e Konferencës kërkon të tjera përforcime për sezonin e ri. Kështu drejtuesit synojnë të afrojnë në skuadër lojtarë që vërtet bëjnë diferecën në Superiore.

Pikërisht për këtë në “radarin” e tyre ka rënë Odise Roshi. “Rraketa” e Kombëtares ka mbyllur aventurën e tij në Turqi te Sakariaspor dhe tashmë është lojtar i lirë në treg. Kjo ka bërë që drejtuesit shkodranë të mendojnë për mundësinë e transferimit në Shkodër.

Madje për të bërë realitet këtë operacion drejtuesit kanë kërkuar që Bekim Balaj të futet “shkues” për shokun e tij. Kështu sulmuesi shkodran do të mundohet të bindë Roshin që të pranojë kalimin te Vllaznia, me lojtarët që e njohin mjaft mirë njëri-tjetrin.

Momentalisht gjtihçka është në hapat e para, teksa kostoja e lartë e këtij transferimi mund të jetë pengesë. Mbetet të shihet në ditët në vazhdim nëse do ta shikojmë Roshin në Superiore apo jo.

odise roshi sulmuesi i kombëtares shqiptare vllaznia

Lini një Përgjigje