TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Korrik 2024, 16:18

U përfol si zëvendësuesi i Garet Sauthgejt në stolin e Anglisë, reagon Pep Guardiola

Shkruar nga Pamfleti

U përfol si zëvendësuesi i Garet Sauthgejt në stolin e

Trajneri spanjoll Pep Guardiola ka nisur vitin e tij të fundit në krye të Mançester Sitit. Kontrata e tij me “Qytetarët” skadon verën e ardhshme, ndaj emri i tij është përfolur shpesh kohët e fundit si trajneri i ardhshëm i kombëtares angleze.

Një vend i lënë bosh pas dorëheqjes së Garet Sauthgejt. Shpesh është thënë se Federata Angleze (FA) do të konsideronte emërimin e një trajneri të përkohshëm për të provuar të bindte trajnerin e Mançester Sitit nëse ai vendos të largohet nga klubi në verën e vitit 2025.

Gjithsesi, për momentin, Guardiola është duke menduar vetëm për rolin e tij aktual:

Jam shumë i emocionuar për këtë sezon të ri që kemi në prag. Jam vërtet i lumtur këtu”, tha Guardiola për “Sky Sports”.

Si çdo sezon, më duhej patjetër pushimi, por pas kësaj, i mbush bateritë dhe kam të njëjtën energji si zakonisht. E di se konkurrenca po vjen, unë do të jem ky që jam. Jam plotësisht i fokusuar në këtë punë dhe në asnjë gjë tjetër”, theksoi më tej Pep Guardiola.

pep guardiola trajneri i mançester sitit anglia

Lini një Përgjigje