TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Korrik 2024, 20:47

Europiani i rrit vlerën e kartonit Mario Mitajt, titullari i kombëtares shqiptare kushton 3.5 mln euro

Shkruar nga Pamfleti

Europiani i rrit vlerën e kartonit Mario Mitajt, titullari i

Është ende i ri dhe shumëkush ka dyshuar tek ai.

Gjithsesi, Mario Mitaj është një lojtar që po rritet në mënyrë të shpejtë, dhe në moshën 20-vjeçare është titullar në formacionin e kombëtares shqiptare, ndaj vlera e kartonit të tij po njeh lartësi të reja.

Siç njoftojnë mediat ruse, mbrotësi që luan për skuadrën e Lokomotivës së Moskës, thuajse e dyfishoi çmimin e tij profesional, teksa pas Evropianit vlera e tij është rritur në 3.5 milionë euro, nga 2 milionë që ishte në fillim.

Natyrisht, ende jemi në shifra të përmbajtura, ndërsa klubi i Premier Ligës ruse do të donte të fitonte shumë më tepër prej tij, teksa besohet se mund të arkëtojnë 10 deri në 12 milionë euro për lojtarin difensiv.

Kjo nuk është ndonjë çudi, sepse Lokomotiva e Moskës pagoi 3 milionë euro, ndërsa “transfermarkt” e vlerësonte kartonin e shqiptarit, që në atë kohë luante në Greqi, vetëm 500 mijë euro.

Së fundmi, në skenë ka dalë edhe emri i Kaljarit, gjithashtu në elitën e futbollit italian, por gjithsesi duhet edhe shumë kohë deri në përfundimin e periudhës zyrtare të transferimeve, në fund të gushtit.

Vetë Mitaj e ka shprehur dëshirën për të luajtur në Evropën Perëndimore, duke e quajtur të mbyllur ciklin e tij në Premier Ligën ruse.

 

 

 

mario mitaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje