TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Korrik 2024, 20:03

UEFA kujtohet pas “pilafit”, gjobit Shqipërinë një muaj pas Europianit; tifozëve u ndalohet hyrja në stadium

Shkruar nga Pamfleti

UEFA kujtohet pas “pilafit”, gjobit Shqipërinë një

Kur është mbushur fiks një muaj nga ndeshja e fundit e luajtur nga Shqipëria në “EURO 2024”, UEFA ka vendosur të japë një vendim disiplinor kundër Federatës Shqiptare për shkak të sjelljes së tifozëve.

Nëpërmjet një njoftimi, organi më i lartë qeverisës i futbollit europian ka bërë të ditur se ka marrë një vendim ndaj Shqipërisë për shkak të ngjarjeve në ndeshjet Kroaci-Shqipëri dhe Shqipëri-Spanjë në “EURO 2024”, ku objektiv i hetimit ishte sjellja “raciste/ diskriminuese” e tifozëve shqiptarë.

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës vendosi të gjobitë FSHF me 30 mijë euro dhe të ndalojë Federatën nga shitja e biletave për ndeshjen e saj të radhës në kompeticionet e UEFA-s si udhëtuese, për sjellje raciste dhe diskriminuese të mbështetësve të saj. Dënimi në fjalë për shitjen e biletave do të jetë i pezulluar në një periudhë prove prej dy vitesh”, shkruhej në njoftimin e UEFA-s.

Me pak fjalë, FSHF duhet të paguajë gjobën, ndërsa dënimi i pezullimit të shitjes së biletave ndaj tifozëve shqiptarë në një ndeshje jashtë fushe, do të hyjë në fuqi vetëm nëse në dy vitet e ardhshme do të evidentohen incidente të ngjashme.

UEFA ka dhënë sot dënime të ngjashme edhe për Hungarinë, Austrinë, Slloveninë, Rumaninë, Kroacinë dhe Serbinë.

uefa shqipëria

Lini një Përgjigje