TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Korrik 2024, 18:05

“Mirë se vjen Alen Sherri“, Kaljari prezanton ish-portierin e Egnatias

Shkruar nga Pamfleti

“Mirë se vjen Alen Sherri“, Kaljari prezanton ish-portierin e

Alen Sherri bën hapin e madh në karrierë. Portieri kampion është prezantuar te skuadra e Kaljarit, me të cilët ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Kështu shkodrani do të mbajë veshur fanellën e skuadrës nga Sardenja deri në qershor të vitit 2027.

26-vjeçari nis kështu një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike, ndërsa do të luajë për herë të parë në Serinë A. Klubi italian e ka prezantuar gardianin e portës, ndërsa i uron suksese në vazhdim.

Një futbollist tjetër për portën. Mirë se vjen Alen Sherri”, ka shkruar Kaljari në rrjetet sociale, i cili shihet me fanellën e italianëve. Shqiptari menjëherë i është bashkuar skuadrës në stërvitje për të nisur kështu përgatitjet për startin e Serisë A.

Kujtojmë se Sherri largohet nga Egnatia pas 2 vitesh, ku me rrogozhinasit ia doli të fitojë titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cagliari Calcio (@cagliaricalcio)

alen sherri kaljari skuadra italliane

Lini një Përgjigje