TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Korrik 2024, 16:56

Epoka e Ilir Dajës drejt fundit te Ballkani, fati i teknikut varet nga ndeshja e kthimit në Ligën e Konferencës

Shkruar nga Pamfleti

Epoka e Ilir Dajës drejt fundit te Ballkani, fati i teknikut varet nga

Ballkani nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola përballë Hamrun Spartans. Sfida e parë e vlefshme për fazën e dytë të Conference LeaguLigës së Konferencës, u mbyll me rezultatin 0-0.

Suharekasit po rezultojnë dështim deri më tani në Europë. Pasi u eleminuan nga Santa Koloma në turin e parë të Champions League, rrezikojnë skualifikimin dhe nga maltezët e Hamrun.

Ilir Daja është në fije të perit. Dhe pse ka kontratë të vlefshme me Ballkanin, një eliminim i mundshëm do të nënkuptonte ndoshta fundin e epokës së tij.

Fati i Ballkanit në Europë, por ndoshta dhe e ardhmja e Dajës, do të vendosen më 30 korrik në Maltë. Prej orës 20:00, të dyja skuadrat do tentojnë suksesin.

ilir daja trajneri kryeqytetas ballkani

Lini një Përgjigje