TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Korrik 2024, 13:07

Nënshkrimi me Sylvinhon, Armand Duka: Tani synimi është Kupa e Botës

Shkruar nga Pamfleti
Nënshkrimi me Sylvinhon, Armand Duka: Tani synimi është Kupa e
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka

Ditën e sotme Federata Shqiptare e futbollit ka zyrtarizuar qëndrimin e Sylvinhos dhe stafit të tij në Kombëtaren shqiptare.

FSHF dhe stafi i trajnerëve kanë nënshkruar deri në dhjetorin e vitit 2025.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka me anë të një postimi ka thënë se asnjëherë nuk është diskutuar pozicioni i Syvinhos.

Në shkrimin e tij, Duka tha se tash vëmendja është për të shkuar për herë të parë në Kupën e Botës.

“Projekti i nisur me trajnerin Sylvinho dhe stafin e tij, Zabaleta e Doriva, nuk mund të ndalej.

Në asnjë moment nuk kemi pasur dyshime për vazhdimësinë dhe tani edhe e kemi konkretizuar me hedhjen e firmës mbi kontratë, deri në dhjetor të vitit 2025.

Që në fillim kishim synim kualifikimin në Euro 2024 dhe ia dolëm. Tani e gjithë vëmendja është për të shkuar për herë të parë në Kupën e Botës.

Besimi se mund t’ia dalim është prezent dhe stafi teknik, futbollistët dhe e gjithë Federata do të punojnë për të arritur këtë qëllim”.

Para se të nis punën për kualifikueset e Kupës së Botës, Shqipëria fillimisht do të paraqitet në Ligën e Kombeve që nis në vjeshtë.

 

presidenti i fshf-së armand duka

Lini një Përgjigje