
Ballkani ka dështuar përballë ekipt maltez Hamrun në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për Ligën e Konferencës. Sfida e luajtur në "Zahir Pajaziti" u mbyll me rrjeta të paprekura.
Kampionët e Kosovës dominaun sa i përket posedimit të topit gjatë pjesës së parë, por nuk arritën ta gjenin golin.
Hera e parë kur Ballkani rrezikoi portën e miqve ishte në minutën e 12me anë të Arbër Potokut, por gjuajtja e tij shkoi jashtë portës.
Mundësinë më të mirë për gol në këtë pjesë e pati mesfushori Lindon Emërllahu, i cili në minutën e 20 u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Ballkani iu afrua sërish golit, kësaj radhe me anë të Marsel Ismajlgecit, i cili në minutën e 22 detyroi portierin Bonello që të devijonte topin.
Mysafirët e patën të vështirë të qarkullonin topin në këtë pjesë të parë, për shkak të presionit të madh që ushtruan lojtarët e Ballkanit.
Një tjetër rast i mirë shënimi për Ballkanin erdhi në fund të pjesës së parë, kur Arbër Potoku me një gjuajtje jashtë zonës iu afrua seriozisht golit.
Dominimi i plotë i Ballkanit vazhdoi edhe në pjesën e dytë, teksa therandasit shtuan përpjekjet e tyre për të gjetur golin, por pa rezultat.
Valid Hamidi rrezikoi i pari në minutën e 62, por portieri mysafir Bonello mbajti portën të paprekur.
Në minutën e 66, Ballkani iu afrua golit me Karricën, por pa rezultat.
Deri në fund të besuarit e Ilir Dajës rrezikuan edhe me dy raste të tjera me Engjëll Ajazaj dhe Bleart Tolaj, por rezultati mbeti i pandryshuar.
Ndeshja e kthimit mes Ballkanit dhe Hamrunit do të luhet një javë më vonë më datë 30 korrik në Maltë në orën 20:00.
Lini një Përgjigje