
Mirlind Daku ishte protagonist me Rubin Kazan dje, në ndeshjen ndaj Parit, ndeshja e parë e kampionatit rus. Sulmuesi kuqezi realizoi gol, ndërsa dhuroi edhe një asist.
“Kam disa cilësi: lojën një kundër një, driblimim, duelet fizike. Por ende nuk kam arritur formën që kisha. Unë do të punoj shumë. Forma vjen përmes lojërave.
Minutat e para janë shumë të rëndësishme në futboll. Dhe në ndeshjet e ardhshme duhet të veprojmë më të përqendruar. Por ndeshja e djeshme tregoi karakterin e ekipit tonë. E dinim që do të kishim një ndeshje të vështirë kundër një skuadre të fortë. Është mirë që të gjithë së bashku treguam karakter”, tha Mirlind Daku në “Match TV”.
Për këtë performancë të tijën 26 vjeçari është shpërblyer. Sulmuesi me origjinë nga Gjilani mori çmimin “Lojtari i Ndeshjes”, duke filluar sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kujtojmë që Daku kaloi një periudhë jo të qetë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare mori kërcënime nga rusët, por mesa duket 26 vjeçarit nuk i kanë interesuar, madje u është përgjigjur në këtë mënyrë.
Lini një Përgjigje