TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Korrik 2024, 21:33

Kaljari e pret për firmën në kontratë, Alen Sherri niset në Romë për vizitat mjekësore

Shkruar nga Pamfleti

Kaljari e pret për firmën në kontratë, Alen Sherri niset

Alen Sherri po bëhet gati që të nisë aventurën e tij të re italiane. Portieri shkodran ka udhëtuar sot drejt Romës për të kryer vizitat mjëkësore para se të shkojë në grumbullimin e Kaljarit që po përgatitet në “Valle D’Aosta“ për sezonin e ri.

Sherri ka udhëtuar drejt Romës, ku do të kryejë në klinikën e specializuar “Villa Steuart” të gjitha kontrollet përkatëse mjekësore. Pasi të ketë kaluar ato, portieri, i cili u shpall kampion me Egnatian do të niset drejt vedit ku gjendet skuadra e Kaljarit, për t’iu bashkuar klubit të tij të ri.

Firma në kontratë dhe prezantimi i portierit që do të jetë pjesë e kësaj skuadre deri në vitin 2027, pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme, ku ai të zbresë edhe në fushën e lojës për të nisur përgatitjet me klubin italian.

alen sherri portieri shqiptar kaljari

Lini një Përgjigje