TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Korrik 2024, 09:02

Zyrtare/ Arrihet akordi me FSHF, Sylvinho firmos rinovimin e kontratës

Shkruar nga Pamfleti
Zyrtare/ Arrihet akordi me FSHF, Sylvinho firmos rinovimin e kontratës
Sylvinho

Trajneri i Shqipërisë, përfitonte rreth 750 mijë euro në vit me kontratën e tij të fundit që skadoi me përfundimin e Euros, apo pak mbi 2 mijë euro në ditë, ndërsa tani me rinovimin e kontratës shifrat janë rritur.

Trajneri Sylvinho Mendes Campos Junior dhe dy zëvendës-trajnerët, Pablo Javier Zabaleta Girod dhe Dorival Guidoni Junior kanë firmosur rinovimin e kontratës me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Pas disa javësh negociatash, tashmë është zyrtare zgjatja e kontratës deri në dhjetor të vitit 2025.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se kontrata e re me trajnerin Silvinjo dhe dy asistentët e tij, Zabaleta dhe Dorival do të zgjasë deri në dhjetorin e vitit 2025 dhe menjëherë do të nisë puna për ndeshjet e UEFA Nations League dhe kualifikueset e Kupës së Botës.

Diskutimet fillimisht mes dy palëve kanë qenë rreth përmirësimit financiare të kushteve që do të marrë trajneri për vazhdimësinë, kjo edhe në sajë të arritjes së objektivit kryesorë që kishte, kualifikimin në Euro 2024.

Trajneri i Shqipërisë, përfitonte rreth 750 mijë euro në vit me kontratën e tij të fundit që skadoi me përfundimin e Euros, apo pak mbi 2 mijë euro në ditë, ndërsa tani me rinovimin e kontratës shifrat janë rritur.

Gjithçka është finalizuar ditën e skadimit të kontratës së parë, më 9 korrik.

Sylvinho asokohe deklaroi: “Kemi folur dhe mund të them që kemi arritur marrëveshjen, por ende nuk kemi firmosur.”

Që prej kualifikimit në Evropian, në nëntor të 2023 Sylvinho është shprehur se objektivi i tij është që Shqipëria të kualifikohet sa më shpesh në evenimente të mëdha, duke iu referuar edhe pjesmarrjes në Botëror.

“Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, Kombëtarja shqiptare ka treguar progres dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në histori në një Kampionat Europian, ku tregoi performancë të denjë dhe bindëse në takimet kualifikuese si edhe u përballë denjësisht me kundërshtarë të nivelit të lartë në Euro 2024 ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. Rinovimi i kontratës nënkupton angazhimin e FSHF-së për vazhdimësi dhe stabilitet, ndërsa nis rrugëtimi ambicioz drejt objektivit për një kualifikimin historik në Kupën e Botës 2026”, njofton FSHF.

Ky rinovim vjen pak muaj para se kombëtarja shqiptare të zbresë sërish në fushë, pasi në muajin shtator Shqipëria do luajë në Ligën e Kombeve ku bën pjesë në grupin 1 bashkë me Republikën Çeke, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

 

sylvinho

Lini një Përgjigje