TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Korrik 2024, 16:30

Tifozët e Çelsit kundër grumbullimit të Brojës në SHBA, mediat britanike: Monako kërkon sulmuesin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Tifozët e Çelsit kundër grumbullimit të Brojës

Prej disa ditësh sulmuesi i kombëtares sonë Armando Broja është i grumbulluar me klubin e tij Çelsin, në SHBA ku po zhvillon fazën përgatitore. Megjithatë për shumë tifozë të Çelsit, Armando Broja nuk duhej të kishte udhëtuar me ekipin për të kryer fazën përgatitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në mediat britanike janë cituar shumë tifozë, të cilët nëpërmjet rrjeteve sociale janë shprehur kundër vendimit të Enco Marsekës për ta marrë sulmuesin në turne.

Fakti se Broja ka udhëtuar me skuadrën përtej oqeanit nuk do të thotë se ardhmja e tij është në Londër. Sipas gazetarit të BBC, Nizar Kinsella e ardhmja e Brojës mund të jetë te Monako. Klubi francez ka shprehur interes për ta blerë, por po vonon të bëjë një ofertë, pasi pret momentin klur Çelsi të mos kërkojë shifra të mëdha në këmbim të kartonit të shqiptarit.

armando broja sulmuesi shqiptar tifozët britanikë

Lini një Përgjigje