
Lorik Cana është padiskutim një legjendë e Kombëtares shqiptare, por jo vetëm. Ish-mbrojtësi shqiptar ka lënë gjurmë në çdo ekip ku ka luajtur, duke u rikthyer në idhull për tifozët.
Një nga klubet që e ka kujtuar së fundmi 40 vjeçarin, është Sandërlendi. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi anglez kujton ditën kur Lorik Cana u transferua te ta. “Lorik Cana na u bashkua si sot 15 vite më parë, në vitin 2009", shkruan Sandërlendi krah fotos së Canës.
Kujtojmë që asokohe, Cana u transferua nga Olimpiku i Marsejës te Sandërlendi. Këta të fundit paguan plot 5.8 milionë euro për të siguruar shërbimet e shqiptarit, që në atë kohë ishte një shumë e majme. Te Sandërlendi, Cana qëndroi vetëm 1 sezon, për t’u transferuar më pas në Turqi, te Gallatasaraji.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje