TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Korrik 2024, 17:44

Argjentina shmang turpin në minutën e 106, futbolli hap Lojërat Olimpike me surprizë në ndeshjen e parë

Shkruar nga Pamfleti

Argjentina shmang turpin në minutën e 106, futbolli hap Lojërat

Lojërat Olimpike nisin zyrtarisht më 26 korrik, por turneu i futbollit për këtë aktivitet ka nisur që sot, duke pasur parasysh kalendarin impenjativ që kërkon ditë pushimi mes ndeshjeve. Dhe turneu i futbollit për meshkuj ka nisur me një surprizë të madhe.

Argjentina, e cila vlerësohej si pretendente kryesore për fitoren e medaljes së artë, është ndalur që në ndeshjen e hapjes së aktivitetit përballë Marokut. Skuadra argjentinase kishte në gjirin e saj emra të njohur si Otamendi e Hulian Alvarez, por nuk ia ka dalë të mposhtë marokenët ku luanin titullarë Hakimi e Rahimi, me këtë të dytin që shënoi 2 golat në barazimin 2-2 mes skuadrave.

Argjentinasit e panë veten në disavantazh të dy golave, ndërsa më pas ia dolën që të barazonin në minutën e 16 shtesë të takimit, pasi goditën dy herë shtyllën e traversën para se të shtynin topin në rrjetë.

Ndërkaq, në sfidën tjetër, edhe Spanja që shihet mes pretendentëve, mundi me vështirësi Uzbekistanin me rezultatin 2-1.

lojërat olimpike argjentina spanja

Lini një Përgjigje