
Armando Sadiku nuk ka vonuar shumë për të gjetur një sistemim të ri, pasi i dha lamtumirën klubit të Mohun Bagan në Indi. Sulmuesi shqiptar ka ndryshuar klub, por jo kampionat, pasi do të vazhdojë të tregojë talentin e tij në Indi.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi i Goa i ka uruar mirëseardhjen sulmuesit shqiptar, i cili në këtë periudhë ka qenë në Shqipëri duke iu gëzuar disa ditëve pushime para se të niste punën me klubin e ri.
“Nuk ka vend më të mirë se Goa. Mirë se vini Armando Sadiku” ka shkruar klubi në rrjetet sociale, ndërsa e prezanton nëpërmjet një video spektakolare.
Sadiku pritet të udhëtojë tashmë përsëri drejt Indisë për t’iu bashkuar skuadrës së Goa në këtë etapë të re të karrierës së tij.
33 vjeçari ka luajtur më parë për Lokarnon, Luganon, Zyrihun, Legian, Malagan, Bolivarin dhe Kartagjenën. Lojtari zhvilloi 22 ndeshje në sezonin e kaluar, ku realizoi 8 gola.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje