TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Korrik 2024, 19:11

E pabesueshme në Lojërat Olimpike, ndeshja Argjentinë-Marok nuk ka përfunduar; organizatorët shohin VAR-in (Video)

Shkruar nga Pamfleti

E pabesueshme në Lojërat Olimpike, ndeshja Argjentinë-Marok nuk

Turneu i futbollit në Lojërat Olimpike ka nisur me një duel të ethshëm mes Argjentinës dhe Marokut që u mbyll me shifrat 2-2 me golin argjentinas në minutën e 106-të. Ose të paktën kështu mendonin të gjithë. Një orë pas takimit, organizatorët e turneut kanë bërë të ditur se ndeshja… vazhdon.

Sipas tyre, gjyqtari suedez Nyberg nuk ka mbyllur ndeshjen pas golit të Medina në minutën e 106-të, por thjesht e ka pezulluar atë, duke çuar lojtarët në dhomat e zhveshjeve. Shkak janë bërë fishekzjarrët dhe shishet që kanë fluturuar në shenjë proteste nga tifozët marokenë.

Përtej kësaj, po rishikohet momenti i golit me VAR, pasi mendohet se ka një pozicion jashtë loje gjatë aksionit.

Kështu, stadiumi po boshatiset nga tifozët për të luajtur pa praninë e tyre rreth 4 minuta që mendohet se kanë mbetur në ndeshjen ku gjyqtari dha 15 minuta shtesë dhe goli u shënua në minutën e 16.

argjentina maroku lojërat olimpike

Lini një Përgjigje