
Turneu i futbollit në Lojërat Olimpike ka nisur me duelin mes Argjentinës dhe Marokut që u mbyll me rezultatin e ndryshuar nga 2-2 në 1-2 me golin argjentinas në minutën e 106-të fillimisht te akorduar dhe pas 1 ore të anuluar.
Një episod i bujshëm, i cili nuk kishte ndodhur më parë ndodhi sot. Në Lojërat Olimpike, Argjentina shënoi golin e barazimit 2-2, duke shkaktuar zemërimin e tifozëve të Marokut.
Gjyqtari vendosi të pezullonte ndeshjen, pasi tifozët marokenë hodhën gota të panumërta ndaj Medinës, golashënuesit argjentinas, dhe ndezën bomba tymi në tribuna, plus ata hodhën fishekzjarr, i cili për mrekulli nuk lëndoi asnjë futbollist argjentinas dhe pothuajse 30 persona pushtuan fushën.
Pothuajse dy orë më vonë, FIFA, Federata Franceze e Futbollit dhe IOC vendosën të rishikonin rezultatin perfundimtar 2-2 (Amione ishte në pozicion jashtë loje) dhe të luajë edhe tre minuta të tjera.
Një histori e turpshme, e cila përfundon me një humbje për kombëtaren argjentinase. Lojtarët u rikthyen në fushë te habitur. Arbitri rishikoi veprimin në monitor dhe goli u anulua. Dhe për këtë arsye ndeshja vazhdoi edhe për tre minuta të tjera dhe u mbyll me fitoren e Marokut 1-2.
???? INCROYABLE SÉQUENCE : l'arbitre d'Argentine-Maroc annule le deuxième but argentin... deux heures après la suspension de la rencontre !
— Eurosport France (@Eurosport_FR) July 24, 2024
Les joueurs sont revenus sur le terrain pour disputer les trois dernières minutes et le Maroc s'est finalement imposé 2-1 #Paris2024 pic.twitter.com/1XswW8uXin
Lini një Përgjigje