TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Qershor 2024, 13:05

EURO 2024/ Ramadani mesazh Italisë: Më mirë që na nënvlerësojnë, gol në minutën 85’ dhe mbyllim lojën

Shkruar nga Pamfleti
EURO 2024/ Ramadani mesazh Italisë: Më mirë që na
Ylber Ramadani

Më 15 Qershor, Shqipëria luan ndeshjen e parë në Euro 2024 kundër Italisë.

Futbollisti i Kombëtares, Ylber Ramadani, në një konferencë me gazetarët shqiptarë sot nga Gjermania, shprehu dëshirën për t’i shënuar gol Italisë në minutën 85’.

“Në minutë 85’ që ta mbyllnim sa më mirë”.

Megjithëse Italia ka një ekip të komsoliduar, Ramadani tha se e njohin lojën e tyre për shkak një pjesë e kuqezinjve luajnë në kampionatin italian.

“Çdo lojtar të Italisë pothuaj e njohim si luajnë, ne i dimë sepse kemi luajtur kundër tyre edhe gjatë kampionatit. Të treja këto ndeshje janë shumë të forta. Në ndeshje duhet të hyjmë që të marrin rezultatin që na duhet. Më motivion edhe më shumë kur diksh nuk më vlerëson fare sepse në heshtje mund t’i thuash çdo gjë”., tha futbollisti i kombëtares.

Intervista për mediat: 

Sa e vështirë ishte të siguronit pjesëmarrjen në Euro 2024? Është një ëndërr e bërë realitet. Për mua është ndjenjë e papërshkrueshme të luaj në Euro 2024 dhe unë do të bëj maksimumin si për kombëtaren si për ekipin.

Ke ruajtur energjinë për Kombëtare? Nuk e llogaris fare energjinë për Kombëtaren. Unë do të jap shumë më shumë se sa duhet.

Do luajë Shqipëria në kundërsulm ndaj Italisë? 

Ndaj Azerbajxhanit ne nuk luajtëm në kundërsulm. Ne bëjmë në fushë atë që thotë trajneri dhe është ai që vendos çfarë do të bëjmë.

A i keni ndjekur miqësoret e Spanjës dhe Kroacisë? 

I kemi parë se si luajnë. Janë ekipe të forta, por në do të bëjmë në fushë maksimumin. Ne duhet t’ia lejmë fushës.

Sa na ndihmon fakti që luajnë disa lojtarë në Serie A?

 Na ndihmon shumë, pasi çdo lojtar të Italisë e dimë se si luajmë. Ne i dimë pasi kemi luajtur kundër tyre gjatë kampionatit.

Kalendari sa u favorizon? 

Të 3 ndeshjet janë të forta. Luajmë kundër kampionait të Botës, kampionit të Europës dhe gjysmëfinalistëve së Botës. Do të luajmë gjithçka për gjithçka.

Sa na favorizon fakti që na nënvlerësojnë? Mua gjithmonë më ka pëlqyer kur nuk na vlerësojnë, pasi me heshtje i thyen të gjithë.

Një gol në minutën e para apo në fund? Në minutën e 95-të që ta mbyllim siç duhet”, ka përfunduar lojtari kuqezi.

ylber ramadani euro2024 italia

Lini një Përgjigje