TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Qershor 2024, 22:21

Anglia i “lë targën” Francës dhe Gjermanisë, renditet skuadra më e shtrenjtë e EURO 2024; ja në ç'vend është Shqipëria (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Anglia i “lë targën” Francës dhe Gjermanisë,

“EURO 2024” fillon fundjavën e ardhshme dhe tashmë të gjithë trajnerët kanë dorëzuar listat zyrtare me lojtarët që do të kenë në dispozicion në aktivitetin në fjalë. Kështu, është e mundur që tani të përpilohet një listë me kombëtaret dhe renditja e tyre sipas vlerës së kartonit të emrave që kanë në përbërje.

E para në listë, sipas “Transfermarkt”, është Anglia, me një vlerë marramendëse prej 1,52 miliardë eurosh të të gjithë lojtarëve të grumbulluar nga Garet Sauthgejt. Ajo ka lënë me diferencë pas Francën, e cila mban vendin e dytë me vlerën 1,23 miliardë euro. Ndërsa Portugalia e vendit të tretë vlen “vetëm” 1,05 miliardë euro.

Shqipëria në këtë renditje gjendet në vendin e parafundit, teksa ka kaluar vetëm përfaqësuesen e Rumanisë. Kuqezinjtë përllogariten se kanë në total një vlerë prej 111,6 milionë eurosh, kundrejt 92,13 milionë eurove që vlen përfaqësuesja rumune e cila mban vendin e fundit.

Anglia i “lë targën” Francës dhe Gjermanisë,

anglia "euro 2024"

Lini një Përgjigje