
Serbia e Dragan Stojkoviç përfundoi përgatitjet e saj për “EURO 2024” me sukses duke turpëruar Suedinë me rezultatin 0-3, në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Friends Arena” të AIK-ut dhe duke marrë fitoren e dytë në pesë ndeshjet e zhvilluara së fundmi.
Ishte mesfushori Milinkoviç-Saviç ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 18, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, serbët shënuan edhe dy herë të tjera me sulmuesit Mitroviç dhe Tadiç.
Duelin e parë në Europian, kombëtarja e Serbisë do ta luajë më datën 16 qershor ndaj Anglisë në orën 21:00.
Lini një Përgjigje