TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Qershor 2024, 21:03

Kroacia mposht Portugalinë në miqësoren e luksit, ballkanasit “frikësojnë” Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

Kroacia mposht Portugalinë në miqësoren e luksit, ballkanasit

Kroacia ka arritur të triumfojë në Lisbonë përballë Portugalisë vendase me shifrat përfundimtare 1-2. Takimi ishte thjesht miqësor, me qëllim përgatitjen e kombëtareve për në Kampionatin Europian që do të startojë më 14 qershor.

Sfidën e zhbllokoi Luka Modriç, ku falë ekzekutimit në mënyrë perfekte të një penalltie arriti të kalonte të tijtë në avantazh, rezultat që do ta mbronin gjatë gjithë pjesës së parë. Me të filluar e dyta portugezët u kundërpërgjigjën me Diego Zhotën, ku me portën e boshatisur kthyen baraspeshën në minutën e 48. Golin e fundit, dhe atë që i dha fitoren Kroacisë e shënoi Budimir në minutën e 58.

Me këtë fitore, Kroacia i fut “frikën” ekipeve të tjera në Grupin B, ku ndër ta është edhe Kombëtarja shqiptare, sepse mos të harrojmë që Portugalia është një nga pretendentët kryesorë për të fituar Kampionatin Europian, dhe përveç se sot e mundi me rezultat, por edhe me lojë.

kroacia portugalia ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje