
Kristjan Asllani është padyshim “xholi” i kombëtares sonë. Mesfushori i Interit në sajë të kaulitetit të tij, pritet që të jetë “truri” i mesfushës së skuadrës së teknikut Silvinjo këtë Europian.
Elbasanasi është dalluar edhe te skuadra e Interit këtë sezon, pavarësisht se nuk mori minutat e nevojshme me ziklatrit, kjo edhe për faktin se në pozicionin e tij te skuadra e Inzhait luan turku Hakan Çalhanoglu, një prej mesfushorëve më të mirë në botë, në rolin e tij.
Megjithatë performanca e Asllanit këtë sezon nuk i ka shpëtuar vëmendjes së një prej sajt-eve, më të specializuara dhe të famshme ndërkombëtare, sa i përket statistikave, siç është OPTA.
Sipas OPTA-s, mesfushori i kombëtares sonë, është lojtari që ka patur më shumë saktësi pasimi në kampionatin Italian.
“Kristjan Asllani ka pasur një saktësi pasimi prej 93% me Interin, më e larta krahasuar me çdo mesfushor në Serinë A. Në krahasim janë përfshirë mesfushorët që kanë kontribuar me të paktën 500 pasime gjatë sezonit”, thuhet në përshkrimin e OPTA-s, që ndër të tjera ka publikuar edhe një hartë të pasimeve të Asllanit.

Lini një Përgjigje