
Belgjika mposhti Luksemburgun me rezultatin 3-0 në testin e fundit miqësor përpara Europianit. Interesant është fakti se kombëtarja belge nuk njeh humbje që nga Botërori i vitit 2022.
Më konkretisht më 27 nëntor të vitit 2022 kur u mposhtën nga Markoku me rezulatin 0-2. Që asokohe Belgjika nuk ka pësuar më disfata, ndërkohë që protagonist absolut në duelin e sotëm ndaj Luksemburgut, ishte Romelu Lukaku që shënoi dopietë në minutat 42 dhe 57.
Golin e tretë e shënoi mesfushori i Arsenalit, Trosard në minutën e 81, duke vulosur kështu triumfin. Duelin e parë ne “EURO 2024”, kombëtarja e Belgjikës do e luajë më datën 17 qershor ndaj Sllovakisë.
Miqësore spektakolare me 4 gola, mes Danimarkës dhe Norvegjisë. Vendasit triumfuan me rezultatin 3-1 në testin e zhvilluar në stadiumin e Brondbit.
Në pjesën e parë Danimarka shënoi 2 herë me Hojberg në minutën e 12 dhe Vestergard në minutën e 21.
Në fragmentin e dytë të ndeshjes, u shënuan edhe 2 gola të tjerë, fillimisht ishte Haland që hapi sfidën në minutën e 72, ndërkohë që për të “vulosur” këtë miqësore mendoi Polsen në minutën e 90.
Vlen të theksohet fakti se ky ishte goli i katërt në 2 ndeshje për Haland, i cili i shënoi tripletë Kosovës.
Lini një Përgjigje