TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Qershor 2024, 12:11

Kombëtarja mbërrin në Gjermani, zyrtari i FSHF: Jemi grupi ferrit, vetëm një gjë na tremb!

Shkruar nga Pamfleti
Kombëtarja mbërrin në Gjermani, zyrtari i FSHF: Jemi grupi
Alban Tafaj

Kombëtarja mbërriti në Gjermani për të nisur përgatitjet në SportCentrum Kaiserau në pritje të ndeshjes së parë të Euro 2024, atë me Italinë, që do të luhet më 15 qershor në Dortmund.

Alban Tafaj, ish-futbollisti i njohur i Tiranës dhe tashmë specialist në Sektorin e Edukimit në FSHF i ftuar në 'Fitstation' ka zbuluar se çfarë e tremb më shumë nga ky kampionat në raport me kombëtaren shqiptare.

“Kombëtarja nuk është e suksesshme rastësisht, është një punë e madhe e federatës, e presidentit Duka e cila është ndjekur hap pas hapi. Pas atyre djemve në fushën e lojës është një staf i madh që punon dhe kjo mendoj është pika e fortë. Mos të harrojmë që të gjithë lojtarët luajnë në ekipe me emër”- tha Tafaj.

Po çfarë të tremb, cila është pika e dobët sipas teje?

'Euforia është ajo që më tremb. Euforia e të gjithëve ndikon te euforia ekipit, nëse ne e pompojmë aq shumë këtë skuadër për të kapur maksimumin, ajo e ka kapur tashmë maksimumin se është kokë grupi. Grupi jonë quhet grup ferri pasi jemi ne.'

 

alban tafaj shqipëria në euro2024

Lini një Përgjigje