
Skënderbeu ka fituar në shtëpi përballë Kastriotit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20 të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Korçës, përfundoi me shifrat 2-1.
Golin e parë të këtij dueli e shënoi Renato Gjini. Sulmuesi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 51 të ndeshjes me anë të një roveshate spektakolare. Ndërkohë që për golin e dytë mendoi Mario Beshiraj në minutën e 88, duke shënuar që në debutim. Në krahun tjetër, Xhixho shënoi golin e vetëm për krutanët në të 92. Edhe pse ishte mjaft i bukur, rezultoi vetëm statistikor.
Kështu, korçarët blindojnë vendin e parë të renditjes me 47 pikë. Në krahun tjetër, me 27 pikë të grumbulluara, Kastrioti mban momentalisht vendin e 4.
Lini një Përgjigje