Skena të çudtishme në kampionatin grek të futbollit. Tifozët grekë kanë vënë në shënjestër një lojtar të përfaqësueses së tyre, me origjinë shqiptare, Llazar Rota, mbrojtësi i AEK-ut të Athinës.
Futbollisti 27-vjeçar ka lindur në Greqi dhe ka zhvilluar dy ndeshje me ekipin përfaqësues grek, ndërkohë që aktivizohet me skuadrën e AEK-ut, megjithatë tifozët kundërshtarë edhe pse ai mban veshur fanellën e përfaqësueses së tyre, e kanë një pikë ku mundohen ta mërzisin apo ta nxehin, duke e ofenduar si shqiptar.
@footballview4 Η εκδίκηση του Λάζαρου Ρότα... #lazaros #rota #aek #goal #fyp ♬ πρωτότυπος ήχος - Football View
Gjithsesi, një video që qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, në një moment goli, i vetmi për të deri më tani në kampionatin helen, dëgjohet t’i drejtohen…”të dhj…. Shqipërinë tënde…”, ndërkohë që Rota i përgjigjet me ironi duke i duartrokitur dhe bërë me shenjën që nënkupton, “vazhdoni, vazhdoni…flisni…”
Kujtojmë që në të njëjtin ekip me Rotën është edhe lojtari i kombëtares kuqezi, gardiani i portës Tomas Strakosha.
Lini një Përgjigje