
Pas humbjes së rëndë të Realit të Madridit në fushën e Benficës me rezultatin 4-2, Kilian Mbape nuk e fshehu zhgënjimin dhe zemërimin në deklaratat e dhëna.
Sulmuesi francez, autor i dy golave për “Los Blancos”, kritikoi ashpër skuadrën për mungesën e vazhdimësisë dhe për rëniet e papritura gjatë ndeshjes, duke theksuar se një ekip që synon trofeun më të rëndësishëm europian nuk mund të alternojë paraqitje kaq të paqendrueshme.
“Nuk ka vazhdimësi në lojë dhe duhet ta zgjidhim këtë problem. Nuk mund të ketë një ditë brilante dhe një tjetër ku dështojmë plotësisht. Kjo nuk i shkon përshtat një skuadre që do të fitojë Champions League”, u shpreh Mbape.
Reagimi i tij lidhej qartë edhe me golin e katërt të shënuar nga portieri Trubin në sekondat e fundit.
“Ai goli i katërt… është një turp”, shtoi Mbape, dukshëm i irrituar.
Situata për Realin u rëndua edhe më shumë për shkak të kartonëve të kuq ndaj Raul Asencio dhe Rodrigo, çka e la ekipin me nëntë lojtarë në minutat vendimtare. Skuadra madrilene kishte mundësinë të siguronte vendin e tetë me një barazim, por nuk ia doli.
Lini një Përgjigje