
Përfundojnë ndeshjet e raundit të 8 dhe të fundit të fazes së Ligës në Ligën e Europës. Lioni ka siguruar biletën mes 8 ekipeve më të mira, teksa ka mposhtur PAOK-un me rezultatin 4-2. Jorgos Jakumakis kaloi grekët në avantazh në minutën e 22, ndërsa francezët barazuan shifart në minutën e 34.
Në fundin e pjesës së par, më konkretisht në minutën e 41, miqtë mbetën me 10 lojtarë, pasi Konstantelias u ndëshkua me karton të kuq.
Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 55, Merah kaloi Lionin në avantazh, ndërsa Meite barazoi shifrat për grekët në minutën e 67.
Lioni pati shansin e artë të kalonte në avantazh në minutën e 83, po Karabec u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Kur mendohej se të dyja ekipet do të shtrëngonin duart, Lioni gjeti golin e fitores në minutën e 87. Karabec shleu gabimin e bërë 4 minuta më parë.
Në minutën e 90+3, Alehandro Gomes Rodrigez kompletoi “pokerin“ për Lionin.
Në Greqi, Roma barazoi me Panathinaikosin me rezultatin 1-1, duke siguar biletën për 1/8. Verdhekuqtë mbetën me 10 lojtarë, pasi Xhanluka Mançini u larguza nga fusha pas ndëshkimit me kraton të kuq në minutën e 15.
Në minutën e 58, Vinsente Taborda kaloi grekët në avantazh, ndërsa verdhekuqtë e drejtuar nga Xhanpiero Gasperini barazuan shifrat me Jan Ziolkovski në minutën e 80 të takimit.
Aston Vila mposhti me shifrat 3-2 Salcburgun në shtëpi. Konate në minutën e 39 dhe Musa Jeo 10 minuta më vonë ishin autorët e golave për austriakët.
Anglezët përmbysën shifrat në pjesën e dytë. Në minutën e 65 ishte Buendia që ngushtoi shifrat, në minutën e 76 Mings barazoi shifrat, ndërsa në minutën e 87, Jamaldin Jimoh-Aloba ishte heroi i përmbysjes së madhe për skuadrën e Unai Emeri.
Bolonja mposhti në transfertë 0-3 Makabin e Tel Avivit, duke siguruar “play off”-in. Roue në minutën e 35, Orsolini në minutën e 47 dhe Pobega në minutën e 90+4 ishin autorët e golave për italianët.
Porto triumfoi me shifrat e pastra 3-1 Gllasgou Renxhërsin. Skocezët kaluan të parët në avantazh me Gasama në minutën e 6.
“Dragojtë” përmbysën më pas shifrat me golin e Ridrigo Mora në minutën e 27, Françisko Moura në minutën e 36 dhe autogoli i Emanuel Fernandez në minutën e 41.
Lini një Përgjigje