Yll i Kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani ka mbërritur në Stamboll për t'iu bashkuar klubit të ri.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi turk, Beshiktash, i cili në profilin zyrtar në rrjetet sociale ka postuar foto të Asllanit teksa shkruhet se tani ai do tju nënshtrohet vizitave mjekësore.

Beshiktashi do të mbulojë pagën e Asllanit deri në qershor dhe nuk do të ketë klauzolë opsioni blerjeje të detyrueshme.
Kështu për herë të parë, Asllani do të luajë jashtë Italisë. Beshiktashi është ndoshta klubi i vetëm jashtë Italisë, që gjeti përgjigjen pozitive të Asllanit pas interesimit.
Lini një Përgjigje