TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Janar 2026, 12:32

Champions/ Goglat favorizojnë Interin, Murinjos nuk i ndahet “shpirti” nga Reali; nuk mungon as derbi francez

Shkruar nga Pamfleti

Champions/ Goglat favorizojnë Interin, Murinjos nuk i ndahet

Këtë të premte në mesditë u hodh shorti për "play off"-in e Champions League, teksa 16 skuadrat e kualifikuara në këtë fazë njohën fatin e tyre në rrugëtimin evropian të këtij sezoni. 

Reali, fituesja 15 herë e Ligës së Kampionëve do të ndeshet sërish me Benfikën. Vetëm pak ditë pas asaj përballje ku portugezët e Zhoze Murinjos triumfuan 4-2, "shqiponjat" e Lisbonës do të sfidojnë sërish “Los Blancos”, këtë herë në "play off".

Shanset që në këtë short të kishte përplasje mes skuadrave të të njëjtit kampionat ishin të mëdha dhe një gjë e tillë i ra për pjesë Ligës 1 në Francë ku skuadra kampione në fuqi e Evropës, PSG do të luajë ndaj Monakos për të vijuar në misionin e saj për të mbrojtur titullin.

Interi, skuadra nënkampione e kontinentit do të ketë një përballje me norvegjezët e Bodo/Glimt, në raundin e “playoff”-it, një përballje që nuk do të jetë aspak e lehtë, për këtë mjafton të kujtosh sfidën e kësaj skuadre me Juventusin.

Edhe bardhezinjtë e Luçiano Spaletit kanë një raund të komplikuar teksa përballë do të kenë Gallatasarajin, skuadrën turke që ka në radhët e saj një futbollist që e njeh mirë futbollin italian si Osimhen.

Sfidë interesante është edhe ajo mes Borusias së Dortmundit dhe Atalantës, ndërsa Atletiko e Madridit do të masë forcat me Klub Bryzhin. Dy sfidat e tjera të këtij raundi do të jenë Karabag-Njukasëll dhe Olimpiakos-Bajer Leverkusen. Ndeshjet e para të “playoff”-it do të luhen më 17-18 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 24-25 shkurt.

real madrid atletiko madrid inter champions league

Lini një Përgjigje