
Pas Ligës së Kampioneve, edhe Liga e Europës ka përcaktuar çiftet e fazës së “playoff”-it në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës.
Çifti i parë që doli nga shorti i hedhur ishte ai mes PAOK-ut të Selanikut dhe Selta Vigos me sfidën e parë që do të luhet në Greqi. Ndërkaq një sfidë shumë interesante është edhe ajo mes Fenerbahçes dhe Notingam Forest me skuadrën turke që ka shumë eksperiencë në arenën evropiane.
Skuadra e Dinamos së Zagrebit ku aktivizohet futbollisti i kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha do të ketë një përballje me skuadën belge të Genkut me sfidën e parë që do të luhet në Kroaci. Bolonja që u rendit në vendin e 10 dhe që ishte kokë serie në këtë short do të përballet me norvegjezët e Bran, ndërkohë që një sfidë interesante është edhe ajo mes Ludogorets dhe Ferencvarosh.
Shtutgarti do të udhëtojë drejt Skocisë për t’u përballur me Sëlltikun, edhe kjo një përballje që ngjall interes. Panathinaikosi do të përballet me skuadrën çeke të Viktoria Plzen, ndërsa Lilë do të luajë me Crvena Zvezda.
Ndeshjet e para të fazës “play off” të Ligës së Europës do të luhen në 19 shkurt, ndërsa ato të kthimit në 26 shkurt nga ku do të mësohen edhe 8 skuadrat e tjera që do të kualifikohen për në 1/8 e finaleve.
Çiftet e "play off-it" të Ligës së Europës:
Ludogorets-Ferencvarosh
Dinamo Zagreb-Genk
Sëlltik-Shtutgart
Bran-Bolonja
Panathinaikos-Viktoria Plzen
PAOK-Selta Vigo
Fenerbahçe-Notingam Forest
Lilë-Crvena Zvezda
Lini një Përgjigje