TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Qershor 2024, 18:44

Çelsi pranon ofertën për Brojën, pritet miratimi i sulmuesit kuqezi për kalimin nga Londra në Liverpul

Shkruar nga Pamfleti

Çelsi pranon ofertën për Brojën, pritet miratimi i

Armando Broja do të largohet nga Çelsi këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por “SuperSport” mëson nga burime të sigurta se në tryezën e “Bluve të Londrës” ka mbërritur një propozim tundues nga Evertoni.

Klubi nga Liverpuli ka gati 30 milionë paund për të siguruar shërbimet e Brojës. Ofertë që drejtuesit e Çelsit e kanë pranuar, por tashmë fjala e fundit i takon 23-vjeçarit shqiptar.

Dominik Kalvert-Leuin do të largohet nga “Goodison Park për t’u transferuar te Njukasëlli. Dhe emri i parë në listën e dëshirave të trajnerit Sean Dyche është pikërisht futbollisti i kombëtares kuqezi.

Tekniku u ka kërkuar drejtuesve të klubit të hidhen në sulm për Brojën, i cili pas dëmtimit po fiton formën e tij. Për lojtarin e talentuar shqiptar, klubi nga Liverpuli ka ofruar një pagë që prek shifrën 5 milionë paund në sezon! Që do e shndërronte në lojtarin shqiptar më të paguar në histori.

Kalimi tek Evertoni e josh sulmuesin shtatlartë, i cili si dëshirë kryesore ka qëndrimin në Premier Ligë. Por në anën tjetër nuk preferon të nxitohet për t’u përsëritur ndonjë situatë e pakëndshme si në rastin e Fulhamit.

23-vjeçari nga Malësia e Madhe dhe përfaqësuesit e tij ligjorë, do të studiojnë me qetësi të gjitha ofertat që do të paraqiten dhe pas Europianit do të merret vendimi për të ardhmen. Ama, mundësia Everton tundon jo pak…

 

armando broja sulmuesi shqiptar everton çelsi

Lini një Përgjigje