TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Qershor 2024, 18:21

Vershtapen “mbret” i Spanjës, Meklaren dhe Mercedes në podium; garë anonime për Ferrarin

Shkruar nga Pamfleti

Vershtapen “mbret” i Spanjës, Meklaren dhe Mercedes në

Maks Vershtapen me Red Bull fitoi sot pasdite garën e Çmimit të Madh të Spanjës në Formula 1, suksesi i 7-të sezonal, i treti në këtë pistë (61 në karrierë). Kampioni i Botës e nisi garën nga vendi i dytë, por shpejt mori kryesimin, duke e ruajtur atë deri në fund

Në vendin e dytë u rendit britaniku Landon Norris me MekLaren. Edhe pse e nisi garën nga “pole position”, ai e humbi kryesimin që në kthesën e parë. Gjithsesi, Norris arriti të ngjitet në vendin e dytë, me MekLaren që ishte më i shpejtë se Mercedes.

Në podium u ngjit edhe Luis Hemilton me Mercedes, i treti që la pas shokun e tij të skuadrës Xhorxh Rasëll (i katërti). Një garë anonime kjo për Ferrarin, në vendet 5-6 me dy pilotët e saj, Sharls Lëklerk e Karlos Sainz, që nuk arriti dot të rivalizonte.

Një triumf i merituar i makinës Red Bull, që duket se kaloi momentet e krizës. Në fund të garës, në zonën e pikëve u renditën edhe Oskar Piastri me Meklaren (i shtati), Serxhio Perez me Red Bull (i teti), Pier Gasli me Alpine (i nënti) dhe Esteban Okon me Alpine (i dhjeti).

Vershtapen “mbret” i Spanjës, Meklaren dhe Mercedes në

maks vershtapen formula 1

Lini një Përgjigje