TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Qershor 2024, 16:31

Gazetari kroat bën shqiponjën live dhe përshëndet heronjtë e UÇK-së: Vëlla për vëlla, shqiptar për kroat (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Gazetari kroat bën shqiponjën live dhe përshëndet

Kroaci – Shqipëri ishte një event përtej futbollit të mërkurën e kësaj jave. Dy skuadrat u përballën në Hamburg për raundin e dytë të Grupit B në “EURO 2024”, sfidë e cila u mbyll në një barazim dramatik 2-2.

Spektakël në fushën e lojës, magji në tribuna e jashtë stadiumit. Tifozët shqiptarë e ata kroatë u bashkuan prej ditësh duke festuar me njëri-tjetrin në prag të sfidës. Dy popuj miq që ruajnë respektin reciprok të cilët dhuruan mesazhe mjaft domethënëse gjatë atyre ditëve.

Gazetari kroat, Velimir Bujanec, në një transmetim live në një kanal televiziv ka bërë simbolin e shqiponjës e ka përshëndetur heronjtë e UÇK-së, komandant Tahirin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin, Hashim Thaçin si dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. “Vëlla për vëlla, shqiptar për kroat”, mbyll përshëndetjen e tij gazetari.

velimir bujanec gazetari kroat

Lini një Përgjigje