TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Qershor 2024, 15:37

“Ka mësuar nga më të mirët dhe po e tregon te Shqipëria”, ‘Marca’ artikull Silvinjos: Braziliani është njeri ambicioz

Shkruar nga Pamfleti

“Ka mësuar nga më të mirët dhe po e tregon te

Gazeta prestigjoze spanjolle “Marca” ka publikuar një artikull ku analizon të gjithë karrierën e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Silvinjo. Për brazilianin shkruhet se si futbollist nuk ka qenë yll kryesor, por ka mësuar nga më të mirët dhe këtë po e tregon në drejtimin e kuqezinjve.

Si lojtar, Silvinjo nuk ishte një yll i madh. Ai u stërvit te Korinthias nga ku bëri kërcimin për në Evropë. Ai ishte tek Arsenali para se të vinte në Spanjë ku luajti për Selta Vigon dhe më vonë për Barcelonën, një ekip në të cilin ai përfundoi pesë sezone dhe fitoi dy Kupa Evropiane. Ai do ta mbyllte karrierën e tij një vit më vonë te Siti.

Ai pati mundësinë të punojë me disa nga trajnerët më të mirë. Tek Arsenali ai ishte nën komandën e Arsene Venger; te Barcelona ai kishte Frank Riajkard dhe Pep Guardiola; te Selta te Lotina, Viktor Fernández dhe Antiç; ndërsa te Mançester Siti trajner i tij ishte Roberto Mançini. Një mësues luksi për karrierën e tij si trajner, siç e ka njohur edhe vetë. Ai do të përkonte me trajnerin italian në fillimet e tij si trajner, duke qenë asistent i tij tek Interi. Si dhe i Tites te Brazili.

Silvinjo ka pasur fatin të njohë shumë Liga të ndryshme që e kanë pasuruar për punën e tij. Por përveç njohurive të tij për futbollin, Silvinjo është një menaxher i shkëlqyer grupi, teksa po e demonstron me skuadrën shqiptare. Ai është një person shumë i komunikueshëm që ka fituar dhomat e zhveshjes. Ai flet katër gjuhë dhe kjo do të thotë se mund të komunikojë mirë me të gjithë lojtarët.

Ai pranoi postin e trajnerit të Shqipërisë kur pa potencialin që kishte ekipi me lojtarët që luajnë në ligat kryesore europiane. Dhe rezultati është atje. Por Silvinjo është ambicioz. Disa javë më parë ishte shumë i qartë në një intervistë për MARCA: "Është mirë të shkosh në Europian, por ne duam gjithnjë e më shumë", shkruan gazeta spanjolle.

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje