TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Qershor 2024, 15:14

U la jashtë nga Silvinjo për Kampionatin Europian, Uzuni “bekon” Shqipërinë para ndeshjes me Spanjën (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

U la jashtë nga Silvinjo për Kampionatin Europian, Uzuni

Myrto Uzuni ka thyer heshtjen, disa javë pasi mori lajmin e papritur se nuk do të ishte pjesë e grupit kuqezi për “EURO 2024”. Sulmuesi u la jashtë nga trajneri Silvinjo duke qenë një nga surprizat e trajnerit brazilian.

Lojtari shmangu polemikat, duke mos bërë reagime as në media dhe as në rrjetet sociale, duke qendruar larg tyre, teksa këto javë që nga publikimi i listës i ka kaluar duke rikuperuar dëmtimin që kishte pësuar që në mars më Kombëtaren, si dhe me pushime.

Sot, ka ardhur postimi i tij i parë i mirëfilltë dhe ishte me një mesazh që i kushtohej pikërisht Kombëtares shqiptare.

Të gjithë të bashkuar mund t’ia dalim. Forca çuna”, shkruante Uzuni në mesazhin e tij në mbështetje të Shqipërisë, e cila luan nesër ndaj Spanjës ndeshjen ndoshta më të rëndësishme të historisë së saj.

U la jashtë nga Silvinjo për Kampionatin Europian, Uzuni

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje