TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Mars 2023, 10:06

Eliminimi i PSG-së nga Liga e Kampioneve, Galtier bën gati “valixhet”; rikthehet pista Zidane

Shkruar nga Pamfleti

Eliminimi i PSG-së nga Liga e Kampioneve, Galtier bën gati

Disfata e rëndë e PSG-së, përballë Bayern Munich nuk mund të kalonte në heshtje në Francë, i pari nën akuzë ka përfunduar trajneri Galtier i cili me këtë eliminim praktikisht firmosi largimin e tij nga Parisi.

Dhe normalisht ashtu siç pritej, mediat kanë nisur të aludojnë se kush do të jetë pasuesi i tij në krye të PSG. I pari në listë është Zinedine Zidane, edhe kjo ishte e pritshme, por Zizu kërkohet nga disa ekipe.

Tekniku francez shihet edhe në shtëpinë e Real Madrid si pasuesi i mundshëm i Ancelottit në fund të këtij sezoni. Në mënyrë konstante emri i Zidane është lakuar edhe për një transferim të mundshëm në Torino me Juven që e pret prej kohësh.

psg zidane

Lini një Përgjigje