TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Mars 2023, 22:06

Po shkëlqen në La Liga, Interi “shënjestron” Vedat Muriqin

Shkruar nga Pamfleti

Po shkëlqen në La Liga, Interi “shënjestron” Vedat

Vedat Muriqi, po kalon një nga sezonet më të mira në karrierë. Sulmuesi i Kosovës, ka shkëlqyer me Majorkën në Spanjë, duke bërë që në gjurmët e tij të vihen disa klube.

Me 10 golat e shënuar këtë sezon, Muriqi është një nga lojtarët më të spikatur në Spanjë.

Karriera e sulmuesit mund të vazhdojë në Itali, por jo te Lacio, pjesë e të cilëve ishte deri para një sezoni.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Muriqi ka përfunduar në listën e Interit. Mësohet se Rumelu Lukaku do të largohet dhe kësisoj “Pirati” shihet si ideali për ta zëvendësuar. 10 gola të shënuar deri në këtë moment në kampionatin spanjoll, janë shumë për 28-vjeçarin, i cili mund të bëjë hapin e madh në karrierë.

Sakaq raportohet se Interi nuk do të mjaftohet vetëm me Muriqin pasi në planet e zikaltërve është dhe Eden Hazard. Pritet të shihet se çdo të ndodhë me të dy futbollistët që janë në qendër të vëmendjes për t’iu bashkuar zikaltërve.

vedat muriqi sulmuesi kosovar inter majorka

Lini një Përgjigje