TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Mars 2023, 21:45

“E pamundur të mos japësh gjithçka në fushë me këta tifozë”, Marash Kumbulla: Goli, emocion i papërshkrueshëm

Shkruar nga Pamfleti

“E pamundur të mos japësh gjithçka në fushë me

Marash Kumbulla shënoi sot golin që hipotekoi fitoren e Romës kundër Real Sociedadit në duelin e vlefshëm për Ligën e Europës. Mbrojtësi shqiptar shfrytëzoi një top të hedhur në zonë nga goditja e këndit nga Dibala dhe me kokë e çoi në rrjetën kundërshtare.

Pas golit të shënuar, Kumbulla dha një prononcim të shkurtër për mikrofonin e “Sky Sport”, teksa ndër të tjera deklaroi:

Goli është një emocion i papërshkrueshëm për mua, edhe sepse ka qenë gjithmonë objektivi im. Jemi të pathyeshëm në mbrojtje falë të gjithë skuadrës, jo vetëm repartit difensiv, por edhe sulmuesve që na japin një dorë. Sigurisht edhe falë mbështetjes së tifozëve.

Me këta tifozë është e pamundur të mos japësh gjithçka në fushën e lojës. Unë gjithmonë kam punuar shumë në stërvitje. Gjithmonë përpiqem të jap maksimumin dhe sot jam shumë i lumtur”, u shpreh Kumbulla.

marash kumbulla mbrojtësi kuqezi roma

Lini një Përgjigje