TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Mars 2023, 23:03

Juanjtid “shpërfytyron” Betisin, ‘Djajtë e Kuq’ me një këmbë në çerekfinale, Juventusit mposht Fraiburgun me Di Marian

Shkruar nga Pamfleti

Juanjtid “shpërfytyron” Betisin, ‘Djajtë e

Europa League luajti ndeshjet e para të fazës së 1/8. Sfidat patën gola, emocione, spektakël, me skuadrat e mëdha që nuk zhgënjyen.

Mançester Junajtid ka mundur me rezultatin e thellë 4-1  Real Betisin. Festa në “Old Trafford” ishte e gjitha për vendasit . Njeriu i momentit te “Djajtë e Kuq”, Markus Rashford lëshoi bukur të djathtën e tij pas një kundërsulmi vrasës.

Spanjollët nuk e kanë në gjak dorëzimin dhe ekipi nga Sevija reagoi brenda pjesës së parë me Perez, pas një asisti të Juanmi. Djemtë e Ten Hag treguan veten brenda 15 minutash, gol i Antoni dhe Fernandes vendosën ndeshjen në shinat e duhura. Në fund Ueghorst thelloi akoma më shumë avantazhin, duke e bërë pothuajse të pamundur përmbysjen në ndeshjen e kthimit nga ekipi i Pelegrinit.

Juventusi ka fituar përballë Fraiburgut në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ave të Ligës së Europës me rezultatin minimal 1-0.

Sfida foli më shumë për bardhezinjtë e Alegrit, të cilët dominuan pjesën më të madhe të lojës deri në minutën e 53, kur erdhi dhe goli nga Di Maria.

Më pas reagimi i gjermanëve nuk mungoi, të cilët gjetën dhe golin, por që u anulua nga VAR-i për prekje të topit me dorë.

Sfida e kthimit do të luhet pas një jave në Gjermani, aty ku Juventusi shkon me avantazhin e një goli, ndërsa Fraiburgu do të përpiqet të bëjë mrekullinë.

juventus fraiburg mançester junajtid liga e europës

Lini një Përgjigje