
Emri i Granit Xhakës, ishte i lidhur ngushtësisht me Milanin në këtë merkato te nxehtë vere, teksa në një prononcim të dhënë për gazetën gjermane “Kicker”, drejtori sportiv i Bajer Leverkusen, Simon Rolfes, duket se i ka “mbyllur derën” kuqezinjve.
“Nuk ka pasur dhe nuk ka negociata me Milanin për Granit Xhakën. As nuk ka ndonjë ide për ta shitur atë nga ana jonë. Graniti është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, deklaroi drejtori sportiv i Bajer Leverkusen.
Kjo deklaratë e Rolfes, bie ndesh me atë të dhënë sot nga babai i Granitit, Ragip Xhaka, i cili për mediat kosovare u shpreh:
“Milani e dëshiron Xhakën. Nuk do të flas për kushtet e marrëveshjes, klubet duhet të gjejnë një marrëveshje mes tyre. Tare? E vlerësoj shumë”.
Mbetet për t’u parë me mjaft interes se si do të rrjedhin ngjarjet e merkatos, për sa i përket të ardhmes së Granit Xhakës.
Lini një Përgjigje